Në pikën doganore të Kakavijës janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve, kryesisht emigrantë të cilët vijnë në vendin tonë, situatë kjo e krijuar nga fakti se pala greke gjatë ditës ka punuar me vetëm një sportel.

Gazetarja Brikena Metaj ka raportuar për BalkanWeb se momentalisht Greqia është duke punuar me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me tre sportele, në përpjekje për të lehtësuar radhët.

Fillimi i muajit gusht është karakterizuar gjithmonë një rritje e fluksit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, pasi përkon edhe me periudhën e pushimit në shtetin helen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb