Pamjet që shihni vijnë nga kufiri me Greqinë në Kakavijë, ku shumë qytetarë shqiptarë presin në radhë që të hyjnë në territorin shqiptar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjetet janë bllokuar në Kallpaq, ndërkohë që radha është bërë rreth 10 km, ndërsa për të shkuar deri te sportelet greke drejtuesve të mjeteve do iu duhet shumë orë.

Siç shihet edhe nga pamjet në fjalë, vetëm një korsi është e bllokuar, ajo që hyn për në vendin tonë.

Mësohet se autoritetet greke po punojnë me 2 sportele, 2 hyrje e 2 dalje. Mes të tjerash bëhet e ditur se sot ka patur shumë fluks si në hyrje dhe në dalje. Në mëngjes pala shqiptare, e cila punon me 3 sportele, kishte fluks në dalje, tani e ka në hyrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb