Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.

Situata në fjalë është regjistruar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë. Aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: