DURRES- Në kulmin e sezonit turistik, Porti i Durrësit pritet të vizitohet sot nga një ‘boom’ i madh turistësh.

Mësohet se në këtë port ka ankoruar kroçiera ‘Sirene’, me 714 pasagjerë si dhe 5 tragete. Ndërkohë, 2 tragete të tjera pritet të vijnë gjatë mbrëmjes, ndërsa në total numri i pasagjerëve që do të hyjnë në vendin tonë do të jetë 11 mijë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kapitaneria ka marrë masat për përpunimin e shpejtë dhe të sigurt në Terminalin e Pasagjerëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb