Man.City po përjeton një moment fantastik, nuk njeh rivalë në Premier League duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit kampion. “Armata” e Pep Guardiolës kaloi dhe Everton duke e dërguar tashmë diferencën në plus dhjetë me Man.United, ndjekësin më të afërt. Në “Goodison Parak”, përballë Carlo Ancelottit, City kaloi në avantazh me Foden në minutën e 32-të, sulmuesi gjeti devijimin me fat duke mposhtur Pickford. Everton u rikthye shpejt në lojë, pesë minuta më pas barazuan shifrat në 1-1 me Richarlison që thjeshtë bëri spondën pasi topi u përplas fillimisht në shtyllën pingule.

Në fraksionin e dytë, City mori shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 63-të Mahrez realizoi një gol shumë të bukur duke rikthyer “qytetarët” në avantazh. Për të sigluar shifrat përfundimtare në 1-3 mendoi Bernardo Silva me një goditje të bukur në limitet e zonës së rreptësisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb