SARANDË

Policia publikon pamjet e aksionit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë, të zhvilluar mbrëmjen e kaluar. Siç shihet në video, FNSH ‘mësyn’ qytetin bregdetar me motorë e makina, duke arrestuar një 41-vjeçar dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga ka rënë shtetasi Romeo Laze, pronar i lavazhit ku përpunohej kokaina, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa është në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç.

Sipas uniformave blu, të dy këta shtetas kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit.

Gjatë aksionit, FNSH ka sekuestruar 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb