Forcat e Armatosura Britanike kanë kryer përshëndetje me armë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në anije në det dhe në terren tokësor për të nderuar mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, secila armë ka qëlluar një herë për çdo vit jete të mbretëreshës, pra saktësisht 96 gjuajtje.

“Mijëra njerëz qëndruan në heshtje për 16 minuta, ndërsa armët shpërthenin një herë në 10 sekonda”, ka deklaruar ministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb