TIRANË- Automjete të blinduara, efektivë me veshje dhe armë të rënda. Kjo ka qenë pamja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e sotme, kur me pranga në duar janë futur brenda ndërtesës dy nga personat e arrestuar si autorë të grabitjes së 9 shkurtit 2017 por edhe të 3 dhjetorit 2015.

Policia ka krijuar një kordon sigurie përreth Policisë së Tiranës duke mos lejuar as gazetarët apo kamerat të afrohen duke shmangur çdo rrezik të mundshëm për sigurinë e të arrestuarve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: