Pas tensioneve të forta mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, kanë mbërritur edhe Forcat Speciale.

Menjëherë efektivët e Forcave Speciale kanë zmbrapsur protestuesit, të cilët po tentonin të hapnin dyert e Kryeministrisë.

Ndërkohë, forcat e shtuara policore kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, teksa turma e protestuesve vijon të qëndrojë aty, nën thirrjet “Poshtë diktatura”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb