Frankfurt është fituese e Europa League për sezonin 2021-2022.  Sfida ishte tejet e hapur dhe për të përcaktuar triumfuesin nuk mjaftuan 120 minuta.  Më të saktë nga pika e bardhë ishte skuadra e Bundesligës që shënoi me Lenz, Hrustic, Kamada, Kostic dhe Borre.

 

Në krahun tjetër, djemtë e van Bronckhorst gabuan me Ramsyen, ndërsa nuk falën Tavernier, Davis, Arfield dhe Roofe.

 

90 minutat  e para  përfunduan 1-1.

Në Sevilla, rastin e parë konkret e patën skocezët. Në minutën e 26-të, Aribo provon me një goditje nga distanca, por nuk gjen rrjetën.

 

 

 

Në të 30-tën, gjermanët tregojnë se janë në lojë. Ishte pikërisht i zakonshmi Filip Kostic që tregohet mjaft i rrezikshëm me lëvizjet e tij. Gjithsesi, tentativa e tij shkoi shumë larg shtyllës së djathtë.

 

Aribo do zhbllokonte sfidën në minutat e para të pjesës së dytë. Futbollisti do përfitonte pas një kthimi topi të gabuar nga kundërshtarët, për të dërguar topin në rrjetë.

 

 

Ekipi i Glasner do vendoste ekuilibrat me Borre, pas një pasimi të Kostic.

 

 

 

As shtesat nuk prodhuan fitues. Pavarësisht rasteve ekipet iu drejtuan pikës së penalltisë. Mundësia më e mirë në këtë 30 minutësh do ishte e Ryan Kent, por Trapp i tha jo, duke çuar gjithçka në 11-metërsha.

Penalltia e humbur e Ramsey:

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb