ITALI–Një tigër, një mashkull albin me emrin Oscar, është arratisur këtë mëngjes, rreth orën 9, nga cirku ‘Svecia’, që në këto ditë ndodhet në Monreale, Palermo Itali.

Kafsha ka arritur të largohet dhe të strehohet në një parkim privat, pranë një dyqani të një firme qeramike. Prezenca e tij në publik ka ngjallur frikë tek të gjithë banorët e zonës. Policia rrethoi vendin, por u desh një qetësues i fortë për të qetësuar kafshën, i cili dukej konfuz dhe i frikësuar. Policia njoftoi disa pjesëtarë të cirkut, për të ndërhyrë.

Tigri më pas është kapur dhe është vendosur në një kafaz të përkohshëm. Falë ndërhyrjes së dy zbutësve, një nga cirku ‘Svezia2’ dhe një nga cirku ‘Royal’, kafsha është transferuar në një strukturë prej hekuri të lëvizshme.

Për shkak të këtij incidenti të gjithë banorët e pallatit ku ishte strehuar tigri, kanë mbetur të ‘ngujuar’ në shtëpitë e tyre për orë të tëra, derisa kafsha është mbyllur në kafaz.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: