Pikët e lëna kundër Apolonisë trazuan jo pak ambientin në Krujë, ajo ishte një ndeshje që në letër duhej fituar për të qëndruar më të qetë në tabelën e klasifikimit. Diskutimi dhe objektivat nuk ndryshojnë në shtëpinë e Kastriotit, çdo ndeshje luhet për të marrë sa më shumë pikë në mënyrë që të sigurojnë sa më shpejt të jetë e mundur mbijetesa mes më të mirëve. Trajneri Ndreu vlerëson Skënderbeun dhe i druhet jo pak pozitave ku ndodhen korçarët. Më shumë se sa rivalët, trajneri i Kastriotit i druhet arbitrimit, ka një kërkesë për xhaketat e zeza përpara sfidës kundër Skënderbeut:

Për momentin, Kastrioti lundron në ujëra të qeta, pozicionohen në vendin e shtatë në kuotën e 25 pikëve, shtatë më shumë se Bylis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: