Federata Shqiptare e Futbollit vijon aksionin e saj në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, teksa së fundmi ka qenë në Thumanë duke dorëzuar ndihmat e grumbulluara nga institucioni i futbollit në vend. Në videon e publikuar, vetë FSHF njofton se aksioni vazhdon.

Njoftim i FSHF

Në vijim të mbështetjes së familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit shkatërrues, stafi i Federatës Shqiptare të Futbollit është angazhuar që të ofrojë ndihma, pako me ushqime dhe veshmbathje për banorët e #Thumanës.
Kjo fushatë ndihme vjen në vijim të nismës së Presidentit Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara, nismë në të cilën janë përfshirë edhe djemtë e ekipit kombëtar. Ne jemi një skuadër e madhe me të gjithë shqiptarët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: