Të shtunën e kaloi në det, duke bërë një xhiro me pedalone, ndërsa të dielën e ka mbyllur me një ndeshje futbolli në breg të detit në Gjirin e Lalzit.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, ai thotë se po e mbyll fundjavën me energji pozitive, ndërsa promovon frymën e ekipit. Meta shprehet se në një ndeshje futbolli është mirë kur shënon vetë, por më mirë akoma nëse shënojnë shokët.

STATUSI I PLOTË
Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: