“Futbolli kthehet në shtëpi”, këtë herë ndodhi me të vërtetë. Atë që nuk arritën do ta bëjnë Harry Kane me shokë një vit me parë, e bëjnë femrat e Anglisë, për herë të parë në histori shpallen kampione Evrope. Një sukses i merituar teksa dominuan të gjithë turneun, në finale vuajtën jo pak përballë Gjermanisë ku gjithçka u vendos në kohën shtesë.

Mirror
Mirror

Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, Anglia kaloi në avantazh në minutën e 62-të me një aksion fantastik të finalizuar më shumë klas. Gjermania u rikthye në lojë në minutë n e 79-të duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund duke bërë që ndeshja të përfundoi në shtesë. Në minutën e 111, ishte Kelly që dërgoi topin në rrjetë duke bërë që Anglia, ajo e femrave, të shpallej kampione Evrope.

87.192 spektatorë ishin të pranishëm në Wembley duke vendosur një rekord unik për një sfidë të përfaqësues angleze, përfshi këtu edhe atë të meshkujve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb