Ata të cilët ende nuk ishin të informuar u befasuan jo pak mbrëmë kur futbollistët e Barcelonës zbritën në fushë me emra të tjerë të panjohur në fanellat e tyre, në ndeshjen kundër Villareal.

Por për çfarë arsye ndodhi kjo?

Pak para ndeshjes Barcelona nën hashtagun ‘TruChampions’,(kampionët e vërtetë) postoi një listë me emrat e nënave të futbollistëve, të cilët ata do t’i mbanin në fanellë gjatë ndeshjes.

Sipas sajtit zyrtar të Barcelonës, në Spanjë, Dita e Nënës është festuar të dielën e fundit, ndryshe nga pjesa tjetër e botës e cila e feston në javën e dytë të marsit.

Për këtë arsye, kjo ishte dita më e përshtatshme që të festohej Dita e Nënës, pikërisht në ndeshjen kundër Villareal.

Një gjest brilant i Barcelonës dhe sponsorit ‘Rakuten’ për të nderuar ‘kampionët e vërtetë’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb