Goli i Roberto Inglese ishte i vetmi në ndeshjen Lazio-Chievo, që bëri që vizitorët të siguronin 3 pikë dhe të ngjiteshin në mesin e tabelës së klasifikimit. Lazio nga ana tjetër vazhdon rënien e saj, tani me 8 pikë larg Juventusit kryesues. Megjithatë, fitorja e Chievo-s nuk ishte në titujt kryesorë të të përditshmeve italiane.

Brenda stadiumit Olimpico, një tifoz i Lazio-s pati një dialog me tone të nxehta me gruan e një prej lojtarëve të Lazio-s, Lucas Biglia. Në momentin që përfundoi ndeshja, tifozi i çmendur filloi të fyente gruan e Biglia-s për gjendjen e ekipit.

Por kjo nuk u honeps dot nga kolegu i tij Mamadou Tounkara i cili ndodhej në stolat e stadiumit kur ndodhi kjo ngjarje. 21-vjeçari iu turr tifozit, por ishin të pranishmit e tjerë që nuk lanë që zënka të përshkallëzonte dhe më tej.

https://www.youtube.com/watch?v=_tnrnoKeUzw&feature=player_embedded

 

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: