Një episod interesant dhe në të njëjtën kohë qesharak ka ndodhur në ndeshjen mes Como-s dhe Inveruno, e vlefshme për Seria D të Italisë.

Deri në minutat e fundit të takimit, ndeshja ishte e mbërthyer me shifrat 1-1, por balancat do të prisheshin për shkak të një penalltie e cila nuk u ekzekutua saktë. Mos u habisni se për të dërguar topin në rrjetë është dashur ndihma e portierit të Inveruno-s i cili fillimisht e priti 11-mtërshin.

Nga pika e bardhë e penalltisë goditi një lojtar i Como-s, por portieri verpoi shumë mirë duke e pritur, moment që do të zhvlerësohet shumë pak sekonda më pas. Ai në tentativë për të vendosur qetësinë e përplas topin në kokën e kundërshtarit, duke prodhuar një gol qesharak që i hoqi mundësinë e pikës ekipit të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: