Një gafë ka ndodhur në takimin mes krerëve të BE dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në momentin kur të gjithë do të uleshin në vende, Erdogan dhe Presidenti i Këshillit Europian u ulën në karrige, por Presidentja e K, Ursula von der Leyen ngeli në këmbë.

Gjithsesi me një zgjidhje të shpejtë ajo u ul në kolltukun e gjerë anash, teksa përballe kishte ministrin e jashtëm të  Turqisë.

Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë detaj si të turpshëm për Von der Leyen e cila duket si e mënjanuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb