Kjo ditë e diel i ka gjetur të gjithë nëpër shtëpi, përfshi këto Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokun. Çifti duket se këtë ditë Pashkësh ka vendosur të bëjë “një garë” në kuzhinë. Në Instastory aktorja ka postuar video ku së bashku me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frrokun po bëjnë drekën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E teksa ai po bën mish, moderatorja duket se është më e kujdesshme, teksa po gatuan gjellë me bizele. Rudina i ka shkëputur edhe një buzëqeshje Markut, i cili duket shumë i përqendruar në gatim. Qëkur bënë publike lidhjen e tyre dyshja nuk i ka kursyer fotot dhe videot së bashku, duke na sjellë copëza nga e përditshmja e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb