SLOVAKI-Gara mes dy super makinave që ka ndodhur në një rrugë me shumë trafik në rajonin e Zilina, në Slovaki, ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një burri dhe plagosjen rëndë të një gruaje.

Në pamje shihet një Ferrari i verdhë që kalon në të majtë të kolonave të makinave të ndaluara dhe menjëherë pas saj një Suv Porch që e ndjek.

Por një makinë tjetër e vogël, ka ardhur në drejtimin e kundërt, Ferrari ka arritur të shmanget, por Porchi përplaset.

Drejtuesi i makinës së vogël ka vdekur në vend, ndërsa gruaja pranë tij u plagos rëndë.

Të dy shoferët e Ferrarit dhe të Porche janë arrestuar dhe rrezikojnë tani deri 15 vjet burg.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb