SHBA-Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, në ndeshjen e fundit të Colorado Rapids, u bë protagonist në SHBA me një gol spektakolar.

Shqiptari ekzekutoi një goditje dënimi në minutën e 26-t, duke habitur të pranishmit dhe kundërshtarin me një veprim dinak.

Goli i “bomberit” shqiptar çoi sfidën në 1-1, por në fund ekipi i Gashit nuk arriti të mbajë ekuilibrat duke humbur ndaj Colombus Crew.

Gjithsesi, goli i shqiptarit po bën xhiron e rrjetit jo vetëm në Amerikë, por në pjesën më të madhe të mediave sportive.

Lojtari i Kombëtares tashmë ka dhënë një mesazh të qartë  për trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci, i cili nuk e grumbulloi në Ligën e Kombeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb