Ashtu siç ishte premtuar, Spitali Memorial i Fierit pritet të hapë dyert para zgjedhjeve të 25 prillit. I financuar nga qeveria turke e Erdogan, Spitali i Fierit është ndërtuar për pak më shumë se tre muaj dhe tani është gati.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon pamjet nga spitali, ndërsa thekson se është me “një superstaf të përbashkët, për të hapur dyert si qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor”.

Mesazhi i Manastirliut:

SPITALI MEMORIAL FIER – Tashmë me një superstaf të përbashkët, për të hapur dyert si qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor dhe njësi e transferimit të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, për t’i shërbyer jo vetëm pacientëve të vet po edhe suksesit të kësaj faze të re të ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor në majën ku e duan dhe e meritojnë shqiptarët??
#ShqipëriaeArdhmjaJonë ⭐
#SkaKohëPërPushim ??‍♂️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb