Pamjet që shihni tregojnë momentin kur makina që mban arkëmortin e ish-presidentit Bujar Nishani kalon në pikën kufitare të Morinës. Gazetar Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb videon ku shihet se si punonjësit e policisë së Kosovës nderojnë ish-presidentin, duke respektuar protokollin.

Në sfond dëgjohen edhe të shtëna me pushkë, simbol në këto raste për të kujtuar një ish-drejtues shteti si dhe ish-ushtarak. Kujtojmë se ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta në një spital në Gjermani.

Pasi të mbahen sot homazhet në Presidencë, Nishani do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb