Trajneri i Valencias, Genaro Gatusso njihet për temperamentin e tij. Përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit me Athletic Bilbaon, tekniku i njohur është parë të jetë tejet i nervozuar dhe shkak është bërë një pyetje e gazetarit.

“Është hera e 4 apo e 5 që më bën të njëjtën pyetje. Unë do të të përgjigjem gjithmonë në të njëjtën mënyrë: Unë po pres, ti po pret, tifozët po presin. Klubi e di shumë mirë që më duhet një mesfushor, klubi di gjithçka. Që prej ditës së parë flasim për numra dhe fair play financiar por unë thjesht po pres për një lojtar që të përmirësojë skuadrën” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: