Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama. Teksa ka akuzuar Ramën dhe ministren Manastirliu se po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ka publikuar një video në lidhje me rastin e vdekjes së 73-vjeçares sot në Durrës nga koronavirusi.

Bardhi thekson se është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.

REAGIMI I BARDHIT
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!
Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.
Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.
Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.
As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë.
Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës.?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb