Partia Demokratike i cilëson frymëzim për skenare filmash me mafiozë ato që kanë ndodhur gjatë qeverisjes socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video që kolonë zanore ka muzikën e filmit të famshëm italian “La piovra” (Oktapodi), teksa shkruan se në fund, mafiozët hanë kokat e njëri–tjetrit dhe përfundojnë në burg!

“Frymëzim për skenare filmash me mafiozë! Mashtrime, vjedhje, korrupsion, armë, çuna problematikë! Ah, se desh harruam groposjen e plehrave. Skenari perfekt për një “giallo alla Rilindja”! Veçse kujdes! Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri – tjetrit dhe përfundojnë në burg!
Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!”, shkruan Bardhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb