TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e quan gënjeshtar kryeministrin Edi Rama teksa thekson se ka dështuar në çdo drejtim. Bardhi publikon një video me premtimet e kryeministrit për rritjen e mirëqenies dhe deklaratat e tregtarëve e qytetarëve për rënien e ekonomisë. Sipas tij, Rama kujdeset vetëm për veten e tij.

Bardhi Fb
Bardhi Fb

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën ?”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb