“Genova, e cila në arabisht do të thotë ‘e bukura’, do të dijë të ringrihet përsëri. Bashkësitë islame luten për paqe me të gjithë ju. Zoti mbroftë Italinë dhe italianët”.

Ky ishte fjalimi prekës i imamit, përfaqësues i komunitetit mysliman në Genova, i cili bëri lutjen dedikuar dy shqiptarëve Edi Bokrina, 28 vjeç dhe Marius Djerrit, 22 vjeç, të cilët ishin mes viktimave të tragjedisë në Genova, shkruan ‘Republica’.

Fjalimi i tij tejet prekës u duartrokit nga qindra të pranishëm në pallatin e panaireve në Genova, ku u zhvillua ceremonia shtetërore për 18 prej 41 viktimave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: