SHBA

Gjatë karantinës që nisi në muajin mars në mbarë botën, njerëzit ia kanë ndier shumë mungesën berberëve dhe parukiereve, të cilët për muaj me radhë qëndruan të mbyllur. Por mes tyre nuk është aktori i njohur George Clooney, i cili i ftuar në ‘Sunday Morning’ rrëfeu se i qeth vetë flokët madje prej 25 vjetësh.

“I kam prerë vetë flokët e mi për 25 vjet. Flokët e mi janë si kashtë dhe për këtë arsye janë të lehta për t’u prerë. Nuk mund të bësh shumë gabime’ u shpreh aktori duke treguar dhe modelin e makinës. Deklarata e la prezantuesen Tracy Morgan të habitur, e cili u përgjigj:

“Nuk është e mundur. Ndaloje, mos e përdor”. Clooney njihet për humorin e tij dhe shpesh ngacmon kolegët dhe miqtë. Prandaj është e vështirë të dihet me siguri nëse ai vërtet nuk ka vajtur tek berberi prej 25 vitesh apo ai thjesht donte ti jepte bisedës nota humori.

Por një gjë është e sigurt me të treguar markën e makinës me të cilën pret flokët , faqja në internet e këtij produkti ra për shkak të trafikut të përdoruesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: