Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Getafen në La Liga. Për të parë golin e parë të ndeshjes u desh të prisnim minutën e 60-të, kur Correa elektrizoi stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Mysafirët nuk do demoralizoheshin, për insistimin do shpërbleheshin në minutën e 80-të, kur Unal shndërron në gol një penallti dhe i jep një pikë të vyer ekipit të tij. Los Colchoneros renditen në vendin e katërt, Getafe endet në fundin e tabelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb