Etapa e dytë e Giro D’Italia në Tiranë është shoqëruar me incidente. Gjatë garës në zonën e “Myslym Shyrit”, një qytetar është futur në mes të rrugës dhe ka përplasur një çiklist, me këtë të fundit që përfundoi në tokë.

Të gjendur aty, efektivët e policisë u vendosën në ndjekje të qytetarit, i cili kishte thyer rregullat.

Kujtojmë që gara e Giro D’Italia, e mbajtur këtë të shtunë në kryeqytet, përfundoi në orët e pasdites. Të dielën në Vlorë mbahet etapa e 3-të.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb