Me këngë e valle tradicionale, Gjakova kremtoi ditën e flamurit me festivalin folklorik mbarëkombëtar “N Odën e Malësisë së Gjakovës”.

Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë dhjetëra artistë nga mbarë trevat shqiptare. Një moment emocionues ishte parakalimi i artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i zbukuruar me flamujt kuq e zi e ata të Kosovës.

Festivalin e çeli kryetari i Unionit Artistik Mbarëkombëtar, Azgan Haklaj, i cili përcolli edhe urimet e tij.

Këngët, vallet, instrumentet dhe veshjet e larmishme kombëtare të interpretuara mjeshtërisht nga artistët i dhanë vlera të rralla aktivitetit që nuk e ndali traditën pavarësisht pandemisë. Festivali u mbajt nën masa të forta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në fund të aktivitetit juria vlerësoi me çmimin e parë grupin “Ana Morava” nga Vitia Kosovë, me të dytin grupin “Jeta e Re Sullpçan” nga Maqedonia e Veriut, ndërsa çmimin e vendit të tretë e mori grupi “Danks Folk” nga Elbasani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: