Gjendet një jaht luksoz i braktisur 1 milje larg bregdetit të Durrësit.

Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka raporton se mjeti i lundrimit është gjetur nga policia kufitare mëngjesin e sotëm dhe më pas është ankoruar në portin e Shëngjinit.

Policia më pas e rimorkioi në port jahtin, ndërsa po bën kontrollet të letrave të numrit të shasisë për të gjetur se kujt i përket mjeti, nga ka ardhur apo ka patur denoncime për vjedhjen e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: