Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, komentoi eliminimin e bujshëm 2-3 përballë Eintrancht Frankfurt: “Nuk është një dështim, ne e provuam deri në fund. Zhgënjim po, pasi kishim pritshmëri të mëdha por në fund fitojë Frankfurt.

Objektivi që në fillim ka qenë kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm, tani duhet ta sigurojmë këtë nga La Liga.

Atmosfera në stadium? Nuk na ndihmojë shumë. Ne prisnim të ishin 70 mijë, 80 mijë tifozë katalanas por nuk ndodhi kështu. Dukej si një finale ku tifozeria ishte e ndarë në mënyrë të barabartë. Mendoj se klubi po heton për atë që ndodhi”, theksoi ndër të tjera Xavi pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb