Një djalë i ri në Belgjikë u arrestua nga autoritetet vendore, pasi ka bërë në publik një gjest skandaloz për situatën ku ndodhemi. Ai ka hequr maskën, ka lëpirë gishtat dhe më pas me gishtat ka ngjyer tubin e trenit.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale. Autoritetet reaguan menjëherë, duke prangosur të riun, kurse treni është dërguar për dezinfektim, raportojnë mediat botërore.

Në Belgjikë janë konfirmuar mbi 315 raste me koronavirus, ndërsa 1 pacient ka vdekur.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb