Mijëra rrënjë kanabis janë sekuestruar nga policia e Fierit pak minuta më parë. Sasia e bimëve narkotike të dyshuar si kanabisativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se lënda narkotike ishte mbjellë në një parcelë me mitër në fshatin Mujalli pranë shtratit të lumit Seman.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella sikurse nuk dihet as nëse ka person të ndaluar deri në këto momente.

Operacioni aktualisht policor po vazhdon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: