Atalanta arriti një fitore të madhe në javën e 34-t të Serisë A, teksa pasditen e sotme mundi në shtëpi me shifrat 2-0 Udinezen.

Takimi ishte i dominuar nga ekipi i Gasperinit, ndërkohë që nga stoli e nisnin shqiptarët Berisha dhe Gjimshiti. Pjesa e parë u mbyll pa gola, nga pritjet e portierit të Udinezes, dhe kështu vijoi edhe e dyta, derisa goli i parë erdhi në minutën e 82-të.

Vetëm 4 minuta pasi në fushë kishte ardhur edhe zëvendësimi i tretë i Gasperinit, Berat Gjimshiti, Atalanta ia doli që të fitonte një penallti, ku nga pika e bardhë nuk gaboi De Run.

 

Vetëm 3 minuta më pas, qetësinë e vendosi Pasaliç me golin e shënuar nga jashtë zone. Me këtë fitore, Atalanta vazhdon ëndrrën, dhe ngjitet në vendin e katërt që të çon në Champions, me 59 pikë.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb