8 gola për një pikë, Atalanta dhe Torino dhuruan një 90-minutësh të çmendur, gola, spektakël por dhe gafa pafund. Berat Gjimshiti zbriti si titullar për bergamaskët por kjo rezultoi një nga ndeshjet e tij më të dobëta këtë sezon, i zëvendësuar menjëherë me fillimin e pjesës së dytë:

“Një pjesë e parë shumë e shëmtuar, fillimisht u dogj nga shpejtësia e Paret që shërbeu për Sanabria, detaj që solli golin e avantazhit për Torinon që në minutën e 4-ët. Protagonist negativ edhe në golin e dytë, humbi mbulimin e Sanabria, çka solli më pas penallti për Torinon, nota 4,5 për Gjimshitin”.

Gjimshiti
Gjimshiti

Në këtë sfidë bërë shumë përshtypje fakti që Etrit Berisha nuk zbriti në fushë si titullar por trajneri Juric zbuloi se portieri shqiptar kishte temperaturë përpara ndeshjes për këtë arsye preferoi serbin Vanja Milinkovic-Savic.

Në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 4-4, një rezultat që e largon Atalanta gjithnjë e më shumë nga zona euro, për momentin renditen në vendin e tetë në kuotën e 55 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb