Gazetari Senad Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga shpërthimi me tritol në banesën e policit në Shkodër.

Siç shihet në video, shpërthimi me tritol ka shkaktuar dëme të mëdha në banesën e policit, ku gjithçka është shkatërruar.

Pamjet tregojnë derën e rrëzuar, dritaren e shkatërruar totalisht, si dhe muret e dëmtuara dhe oborrin të mbushur plot me xhama. Ndërkohë, nga shpërthimi është dëmtuar jo pak edhe makina tip “Benz” e policit Pëllumb Vukaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb