KURBIN

Gazetari Elidon Ndreka sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda nga banesa e djegur në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku u nxor i vdekur një fëmijë 2-vjeçar. Siç shihet nga pamjet, që sjell “BalkanWeb”, nga zjarri është shkrumbuar gjithçka.

Ndërkohë, gazetari Ndreka sjell detaje të reja nga ngjarja tragjike, ku sipas tij, familja kishte shtatë fëmijë dhe kishte probleme ekonomike.

Mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha, dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë, që falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk është djegur e gjitha. Ndërkohë, dyshohet që fëmijët të kenë qenë duke luajtur me një shkrepëse, gjë që ka shkaktuar edhe zjarrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb