Pamjet që shihni vijnë nga Fushë Studen, njësia Administrative Stebleve e Bashkisë Librazhd, ku gjithçka duket në pushtetin e dëborës.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se në këtë fshat ka rënë 25 cm borë. Reshjet e dëborës kanë rënë në të gjithë territorin e bashkive Librazhd dhe Përrenjas dhe në zonat kodrinore e malore në Elbasan e Gramsh.

Ndërkohë, që rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që raportohet për mungesë të energjisë në disa fshatra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: