As një special si Jose Mourinho nuk arrin të ndal dot “furitë e kuqe”. Liverpool prek me një dorë titullin kampion në Premier League pas fitores minimale në transfertë përballë Tottenham. R.Firmino realizoi golin 3 pikësh në minutën e 37-të, një gol që e dërgon diferencën me vendin e dytë, tashmë pronë e Man.City, në 14 pikë, e të mendosh që Liverpool është një ndeshje më pak.

“Qytetarët” përfituan nga hapi fals i Leicester City me “dhelprat” që pësuan humbjen e 5-të sezonale përballë Southempton. Ekipi i Pep Guardiolës shpërtheu në transfertë kundër Aston Vila duke siguruar një fitore me rezultatin e thellë 6-1.

Një mbrëmje e madhe ishte për Sergio Aguero, autor i një “triplete”, 176 gola në total që e shndërrojnë argjentinasin në golashënuesin e huaj më të mirë në historinë e Premier League. Mahrez dy herë dhe Gabriel Jesues ishin autoret e golave të tjerë.

Aguerro
Aguerro

Rikthehet tek fitorja në javën e 22-të të Premier League, Man.United. “Djajtë e kuq” mposhtë me “poker” golash Norwich, falë dhe një super M.Rashford, autor i një dopjetë.

Martial dhe Greenwood ishin autoret e dy golave të tjerë. Falë këtij trepikëshi, Man.United ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 34-ët pikëve, 5 pikë më pak se Chelsea.

Blutë e Londrës mposhtën Burnley me rezultatin e pastër 3-0. Jorginho, Abraham dhe Hudson-Odoi realizuan për ekipin e Lampard.

Një fitore minimale siguroi edhe Evertoni i C.Ancelottit ndërsa nuk arrin të dalë nga kriza Arsenal, “topçinjtë” u ndalën në një barazim 1-1 në transfertë përballë Crystal Palace.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb