Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të personit të shumëkërkuar Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier. Sic shihet edhe nga pamjet, Dumani ka qenë gjysmë lakuriq, i shtrirë në krevat, ndërsa ishte i plagosur.

Fill pas arrestimit, Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Traumës në Tiranë.

Dumani besohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë.

Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: