Pamjet që shihni tregojnë momentin e tmerrshëm kur një i ri godet me grusht një 20-vjeçar, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. ‘Daily Mail’ ka publikuar momentin e sulmit kur 25-vjeçari Brandon Silence ka goditur Dean Skillin jashtë një hoteli në Uells.

I riu goditi me grusht të riun në anën e kokës aq fort saqë ai kishte vdekur para se të rrëzohej përtokë. Silence u dënua me 10 vjet burg në dhjetor për vrasjen.

Ka qenë familja e viktimës që ka ndarë pamjet e rënda, ndërsa bëjnë fushatë për dënim më të ashpër për vrasësin.

Ata thanë se donin që publiku të shihte se ‘nuk kishte zënkë apo shkëmbyer fjalë’ përpara se djali i tyre të grushtohej.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: