Maqedonia e Veriut ka bërë detyrën sot në Shkup, teksa ka mundur 4-0 modestët e Gjibraltarit.Sfida e Nations League u zhbllokua pas vetëm 4 minutash nga një lojtar shqiptar. Enis Bardhi mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë.

 

Bardhi do ishte protagonist sërish për vendasit në minutën e 14-të, me një assist për Miovski. Me epërsinë e dyfishtë në xhep, maqedonasit “përshendesin” rrjetën për të 3-tën herë, me Miovskin.

Pas gjysmë ore lojë, radha i takon Churlinov.

Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë me 7 pikë. Gjibraltari i fundit me 1 pikë.

Në një grup tjetër, Norvegjia ka mposhtur 3-2 Suedinë. Heroi i ekipit të Solbakken do ishte Haaland me dopietë. Fillimisht, ylli i ri i Manchester Cityt shënoi në minutën e 10-të, ndërsa s’mund të gabonte në penalltinë e minutës së 54-të.

Reagimi i suedezëve me të zakonshmin Forsberg do vlente vetëm për statistikë (66’), pas fitorja do vulosej nga Sorloth në të 77-tën. Gyokoros u përpoq të rihapte llogaritë (90′), por më kot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb