Barazim i papritur mes kampionëve të Zivcrës dhe njëkohësisht udhëheqse të kampionatit, Bazelit, kundër Vaduzit i cili mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimt. Ndeshja e cila përfundoi me rezultatin 1-1 pati si protagonist edhe shqiptarin Albion Avdiaj, sulmues i Vaduzit, i cili me golin e tij i dha një pikë shprese ekipit që në fakt përfaqëson Litënshtejnin në futbollin helvet.

Pas avantazhit të Bazelit me Zufin në minutën e 27, Avdijaj tregoi një instinkt sulmuesi të mirëfilltë pak minuta më vonë duke kthyer në portën e kampionëve një pasim perfekt të Janjatoviç për të vënë baraspeshën në shifra. Futbollisti iu afrua edhe golit të dytë duke goditur traversën e portës së Bazelit para fundit të pjesës së parë.

Albion Avdijaj Goal HD – Vaduz 1 – 1 Basel – 05… by mamiewaymire
Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund të ndeshjes dhe goli i dytë në këtë kampionat i futbollistit shqiptar, bëri të mundur që Vaduzi të barazonte me pikë Lozanën, në fundin e tabelës së klasifikimit.

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë në të kaluarën pjesë e Shpresave të Shqipërisë dhe tani pret një ftesë nga trajneri De Biazi.

Ndërkohë që Taulant Xhaka nuk mori asnjë minutë në këtë takim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb