Një gol mes tensionit, shumë kontestime dhe një tentative për të braktisur ndeshjen. Në një sfidë pa shumë emocione por më shumë raste për moviolë, ai që vendosi ishte ky gol i Hoxhallarit në minutën e 78-të, një gol që nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit të Kastriotit të cilët u futën në fushë duke protestuar për mungesë “fair play” nga ana e lojtarëve të Tiranës të cilët vijuan lojën pavarësisht se një lojtarë i Kastriotit ishte i shtrirë në tokë. Ky episod bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta për të vijuar më pas normalisht. Në fund, Tirana feston me të drejtë për këtë trepikësh të artë, një sukses që mban kryeqytetasit në garë për të siguruar një biletë për në Europë ndërsa Kastrioti ndjen gjithnjë e më pranë zonën e ftohtë.

Feston dhe Laçi, kurbinasit arritën të mposhtin Apoloninë me rezultatin minimal 0-1. Musta përfitoi nga një gafë e pabesueshme e lojtarëve fierak duke shënuar golin trepikësh në minutën e 48-të. Falë këtij suksesi, ekipi i Shpëtim Duros ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 56 pikëve, dy më shumë se Vllaznia dhe plus tre në raport me Tiranën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb