Neymar njihet për golat e tij spektakolar. Një të tillë e ka shënuar edhe sonte ndaj Marseille, në sfidën e Parc de Princes.

 

 

Braziliani mori një top të bukur nga Verrati dhe me një lëvizje akrobatike dërgoi topin pas shpinë së portierit. Ky gol mori duartrokitjen e të gjithëve që po shijoninin takimin e Ligue 1 nga afër.Kjo ishte “rrjeta” e 11-të sezonale për të, në 17 sfida. Paraqitja e tij e sotme na kujton të gjithëve kohën kur ai luante te Barcelona.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: