Djugarden-Apoel i Nikozias, ishte sfida e vetme e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës të zhvilluar ditën e sotme. Në këtë përballje vendosi drejtësi një treshe gjyqtarët shqiptarë me kryesor Juxhin Xhajën dhe ndihmesat e tij Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari. Kjo përballje u fitua nga vendasit e Djugardenit me rezultatin 3-0, teksa ndër të tjerash u regjistrua një supergol nga mesfusha si dhe dy kartonë të kuq.

Ishte pikërisht minuta e 9-të, kur Edvardsen i mrekulloi të gjithë me perlën e tij nga mesi  i fushës. Dy golat e tjerë u shënuan në minutat 54 dhe 65, ndërsa kartonët e kuq nga gjyqtari Xhaja u nxorën në minutën e 71 për Djugardenin dhe 90+5 për APOEL-in.  Në total Xhaja nxori plot 9 kartonë.PanoramaSport

Për më tepër shikoni videon përmbledhëse të ndeshjes:

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: